Një shtetas serb është arrestuar pasi po përpiqej të fuste kontrabandë në Kosovë 130 kg mish derri.
Gjatë kontrollimit të veturës me targa të Serbisë, në fshatin Banje të Zubin Potokut, u gjet në bagazh ngarkesa me mish derri.
Me urdhër të prokurorit, vetura e të dyshuarit është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë ndërsa i dyshuari është dërguar në stacionin policor për tu intervistuar, bënë të ditur policia.