17 vjecarja e semure me pune dhe jete te re.

Ne 1 nëntor transmetuam rastin e Qamile Muharit, e cila kërkoi ndihmë për vajzën, Adelina Emini 17 vjecare, e cila pasi ka kaluar një traumë, ka probleme shëndetësore dhe shkul flokët e veta. Qamilja nuk punonte, pasi nuk e linte dot vajzën vetëm. Gazetarja e “Stop” në bashkëpunim me spitalin rajonal, coi në shtëpinë e Qamiles grupin e urgjencës dhe mjeken psikiatre Valdet Hoxha. Adelina nisi mjekimin dhe sot është përmirësuar. Ajo ka mundur të hyjë dhe në punë në call centër. Nga ana tjetër, Nova Center, extention dhe paruke, Uljanova Cali përgatitën një paruke me flokë origjinalë, për ta ndihmuar vajzën, që të mos ketë probleme sociale në jetën e saj të përditshme.Një qytetare anonime dhuroi 100 euro për Adelina Eminin.

Të Fundit