“Kosova është zemra e Serbisë” Deklarata e eurodeputetit francez që shpreh urrejtje për shqiptarët – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Kosova është zemra e Serbisë” Deklarata e eurodeputetit francez që shpreh urrejtje për shqiptarët

Eurodeputeti francez, Nicolas Bay ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Kosovë. Nga ndalesat e ndryshme që ai ka bërë në Kosovë ka shprehur një gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Deklaratat e tij mund të konsiderohen pa hezitim skandaloze dhe aspak të përshtatshme për një eurodeputet. Bay ka tentuar të baltosë luftën e Kosovës për liri, duke e konsideruar UÇK-në një organizatë terroriste.

Ai ka vijuar më tej, duke e konsideruar Kosovën zemrën e Serbisë. Eurodeputeti shkruan në rrjetet sociale:

“Prizreni, qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, sot është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër.

Kosova është zemra e kombit serb. Është djepi historik i Serbisë. E ardhmja e qytetërimit tonë është në lojë edhe këtu, në Prizren”, ka shkruar ai.

Eurodeputeti ka bërë disa postime në rrjetet sociale, ku shpreh hapur mbështetjen ndaj Serbisë teksa sulmon shqiptarët e Kosovës.

Por kush është Nicolas Bay?

Ai është një deputet i Parlamentit të Evropës, i cili njihet për qëndrimet e tij konservatore. Gjithashtu është anëtar i të djathtës ekstreme dhe një i krishterë i “përbetuar”.

Në vitin 1998, ai themeloi Shoqatën e Veprimit të Rinisë së Krishterë (AJAC). Nga partia ku bënte pjesë paraprakisht këshilli i partisë e larguan, përshkak se mbante kontakte të afërta me ekstremisten e djathtë, Marine Le Pen.

Ai është një euroskeptik, gjithashtu. Bay njihet për deklaratën “Të gjithë terroristët janë emigrantë”, duke iu referuar sulmeve terroriste në Francë gjatë vitit 2017

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *