Korreshi: Merrni në telefon ministren e Shëndetësisë, s’ka ashensor te pediatria! Gratë lushnjare lindin shkallëve në Fier, ekografia si foto pa blic

Deputeti i PD Saimir Korreshi komentoi ndryshimet e propozuara nga PS për rregulloren e Kuvendit, konkretisht për shkurtimin me 5 minuta të fjalës, duke ironizuar deputetët e rinj, për të cilët Korreshi thotë se ‘janë mërzitur se flasin deputetët nga 10 minuta’.

Ndër të tjera Korreshi kërkoi prezencën e ministres së Shëndetësisë Evis Salla në seancë për të diskutuar për kushtet sot në spitale.

“Ju vërtet na thoni hajde ta shohim rrugoren, por rregullorja është si e si të ulë kohën e deputetëve duke folur se mërzitën kolegët e rinj që flasim ne 10 min, si organet kushtetuese të mos flasin më këtu pas i dhënë ju leje te konferenca e kryetarëve. Për procedurë, orë ia keni numrin e telefonit ti thërrisni asaj ministres së Shëndetësisë.

Me vërtet ka ikur në Evropë, por duhet ti them që nuk hyhet në Evropë, pa pambuk, jodio e doreza në spitale. Nuk hyhet në Evropë kur nuk punon mamografia në Lushnje, kur nuk ka eko për të bërë ekzaminimet gjatë lindjes. Po i çojmë në Fier po na dalin lushnjarë të gjithë fierakët.

Nuk hyhet në Evropë kur ekografia del si fotografi pa blic. As kur nuk ka ashensor për tu ngjit në kat të 3 që po lindin gratë shkallëve. Nuk ka ashensor të pediatria, urgjenca në kat të 4. Burrë e grua e bëjnë me radhë nga 2 kate se japin shpirt rrugës. Llapma jo e jo”, tha Korreshi.

Të Fundit