Përhapja me shpejtësi e koronavirusit, i njohur tashmë si Covid-19, po i shkakton dëme të mëdha ekonomisë botërore.
Ndërkohë, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit ajror ka deklaruar se në vitin 2020, kompanitë ajrore mund të humbasin nga 63 deri në 113 miliardë dollarë, të ardhura, në varësi të mënyrës së përhapjes së koronavirusit
Shoqata tha se ulja e kërkesës së pasagjerëve për shkak të rritjes globale të infeksioneve mund të tërheq të ardhurat me 19 për qind.
Në një skenar të përhapjes së kufizuar, ku koronavirusi i njohur zyrtarisht si Covid-19 përfshihet në tregjet aktuale me mbi 100 raste, IATA tha se biznesi i pasagjerëve ajror mund të humbasë 63 miliardë dollarë, që korrespondon me një ulje prej 11 për qind.
“Kina do të llogaritet me rreth 22 miliardë dollarë nga ky total”, shtoi IATA.
Shefi i IATA, Brian Pearce në një konferencë për mediat në Singapor, tha se herën e fundit që industria u përball me një tronditje të të ardhurave të kësaj madhësie ishte në vitin 2009 gjatë krizës globale financiare.