Kryeministri Edi Rama njofton mbylljen e të gjitha institucionev arsimore në Shqipëri, deri më 3 prill, pas prekjes nga koronavirusi.
Në mbledhjen urgjente të qeverisë, kryeministri njoftoi se është alokuar edhe një fond shtesë për shëndetësinë prej 400 milionë lekësh.
“Në këtë situatë, si në cdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gejndje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ruajtja e qetësisë, dhe ndjekja e një burimi të certifikuar zyrtar, si dhe zbatimi në nivel individual i atyre orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuuar për veten dhe për tjerët. Ne kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës edhe financat përkatëse dhe edhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Është me shumë rëndësi të theksoj se kemi gjetur jo vetëm mirëkuptimin, por edhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor dhe ajo që është për t’u vënë me nënvizim është se e gjithë struktura e personelit shëndetësor, që është parashikuar për t’u futur në dispozicion të kësaj përballjeje, është e mirëorganizuar, e mirëinformuar dhe është e mirëangazhuar.
Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama.