Koreja e Veriut: Koronavirusin erdhi nga alienët, njerëzit prekën…

Koreja e Veriut ka dhënë shpjegimin e saj lidhur me origjinën e korornavirusit.

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut bëjnë me dije se pandemia e koronavirusit në vend nisi pasi qytetarët prekën “sende aliene” që ranë pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Për këtë arsye, qytetarëve iu kërkua që të jenë vigjilentë dhe të mos iu afrohen sendeve që lëshohen përmes kufirit nga jugu.

Për vite të tëra, aktivistët nga Koreja e Jugut kanë lëshuar balona përmes kufirit me të cilat dërgojnë broshura dhe ndihma mjekësore. Fqinjët jugorë e mohojnë diçka të tillë që koronavirusi është shpërndarë në këtë mënyrë.

Sipas agjencisë së lajmeve, nga një hetim u arrit në konkluzionin se dy persona që u infektuan me koronavirus në muajin prill kishin prekur material të paidentifikuara pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Të Fundit