Fier –Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vjedhje nafte.
Mësohet se në pranga kanë rënë A. K., 49 vjeç dhe B. C., 36 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës, me detyra respektive kontrollor dhe vrojtues në një kompani nafte.
Sipas policisë këta dy persona dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, një sasi nafte që shërbente për makineritë e kompanisë.
Kujtojmë se çmimi naftës në vend vijon të mbetet i lartë. Nafta shitet me 237 lekë/litër nga 239 lekë që u vendos më 31 Gusht.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
-A. K., 49 vjeç dhe B. C., 36 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës, me detyra respektive kontrollor dhe vrojtues në një kompani nafte, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, një sasi nafte që shërbente për makineritë e kompanisë.