Kontrollet në rrugë,Policia:Shqiptarët rezidentë në BE ‘arrogantë’ në timon

Prej disa javësh Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në rrugët e vendit me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Shefi i Policisë Rrugore, Erion Ahmeti ka deklaruar se rrugë interurbane kryesore dhe dytësore si edhe bulevarde ku ka pasur raste të mjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara monitorohen me radar 24 orë.

Nga analiza që është bërë nga policia rrugore në mbyllje të sezonit turistik ka rezultuar se shkelja më e shpeshtë e drejtuesve të mjetit ka qenë parakalimi i gabuar që ka sjellë jo vetëm aksidente por edhe trafik të renduar në shumë akse. Shkelësit më të mëdhenj të Kodit Rrugor kanë rezultuar emigrantët.

“Ka pasur një numër të konsiderushëm kundravjatësh të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit. Për shkak të mjeteve që janë të një shpejtësie të lartë pasi janë të viteve të fundit, por do ta specifikoja në thonjza edhe për shak të një arrogance të shkuar në lidhje me parakalimet dhe ecjet me shpejtësi”, tha si për news 24.

Në nisje të vitit të ri shkollor shefi I komisariatit rrugor Erion Ahmeti tha se është hartuar një plan masash për të patrulluar pranë shkollave dhe për të kontrolluar mjetet që janë licencuar për të transportuar nxënës.

Të Fundit