Konsumoi metadonin e lënë nga daja mbi tavolinë, vdes te Trauma vajza 18 muajshe

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një vajzë e moshës 1 vjeçe e gjysmë, e cila konsumoi aksidentalisht metadon në ambientet e banesës në Delvinë.

E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë aty ndihmën e parë.

E mitura nuk mundi dot t’i mbijetonte dëmtimeve të shkaktuara nga metadoni dhe ndërroi jetë 5 ditë pasi e konsumoi aksidentalisht.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvinë. Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.

Të Fundit