Konflikt familjar në Kurbin/ Gruaja godet me sqepar në kokë bashkëshortin

KURBIN

Një grua ka goditur me sqar në kokë bashkëshortin e saj pas një konflikti në Kurbin. Burri është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë plagë.

Mësohet se gruaja, 60 vjeçe është konfliktuar me bashkëshortin dhe me pas e ka qëlluar me sqepar ne kokë.

Burri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Burimet bëjnë të ditur se çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme, por sipas informacioneve nuk ka patur denoncime të mëparshme në polici për dhunë ne familje.

Ata kane dhjete fëmije bashke, por njihen si persona që kanë pasur konflikte.

Të Fundit