Konfiskimi i kateve pa leje, Rama: Për mua, paraja nuk vjen asnjëherë e para

Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se nuk fshihet ai pas ndërtimit të kullave, ku janë konstatuar kate pa leje.

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama u shpreh se nëse do t’i lejonte ndërtuesit të ndërtonin kulla pa leje, do t’i merrte për vete dhe jo për shtetin.

Rama deklaroi se konfiskimi po ndodh për herë të parë, pasi atë nuk mund ta korruptojë askush me para.

“Po të ishte puna për ndërtime pa leje, nuk e di sa vende bosh janë pas meje, për të filluar për të numëruar se kush ka luftuar në këtë vend për ndërtimet pa leje. Po të isha unë pjesë, do t’i lejoja t’i ndërtonin dhe në fund do t’i merrja për vete, jo për shtetin.

Kjo nuk ka pikë logjike. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ndodh sot për një arsye të thjeshtë, mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para. Të tjerat janë fjalë, faktet janë fakte”, theksoi ai.

Të Fundit