“Kompleks qeveritar”- Rama njofton ndërtimin e godinave të reja për institucionet

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në konkurset për 2 projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve, ku 10 studio paraqesin përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësira të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Rama ka thënë se këto 4 zhvillime i hapin rrugë një roli të ri të shtetit me pronën publike.

Ai tha gjithashtu se do të krijohet fillimisht një kompleks i madh qeveritar që do të ‘strehojë’ një sërë institucionesh që sot janë të vendosur në godina të vjetra me qira, si dhe një tjetër kompleks që do të strehojë pjesën e mbetur të institucioneve.

“Janë 4 zhvillime që i hapin rrugë një qasje të re dhe një roli të ri të shtetit me pronën publike. Aktualisht sot, institucionet publike paguajnë disa miliona euro në vit qira për të ushtruar aktivitetin e tyre në mjedise që janë larg të qenit të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2030, larg të qenit të denja për atë që meritojnë qytetarët që shërbehen nga këto institucione dhe për kushtet në të cilat duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit.

Janë një sërë institucionesh që vijojnë punën e tyre në hapësira që paraqesin probleme në mirëmbajtje, pasi janë godina të vjetra nga periudha komuniste. Sot arkitektët janë thirrur të na ofrojnë idetë dhe projektet e tyre, për të na dhënë mundësinë që të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe nga ana tjetër një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione.

Shteti nuk do të dorëzoj më prona ashtu siç i ka dorëzuar në të shkuarën te privatët, por do të futet në një rol po aq aktiv si përfaqësues i pronës së vetë përmes AIC, për të nxjerrë nga shfrytëzimi i pronave publike, të mira publike dhe të ardhura financiare që do të shërbejnë për të tjera investime”, është shprehur Rama.

📍Tiranë – KONKURSET PËR DY PROJEKTET E PARA TË KORPORATËS SHQIPTARE TË INVESTIMEVE, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësira të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike, ku shteti vendos në dispozicion pronat publike dhe më pas fton në konkurs investitorë vendas e té huaj për ndërtimin e projekteve, nga ku shteti do të përfitojë si pronar i truallit njé infrastrukturë të re për instituciine publike që ende rrinë në mjedise me qera apo ende nuk e kanë selinë e tyre të shekullit të ri, si për shembull Biblioteka Kombëtare, etj 🤝🇦🇱”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook Rama.

Studiot pjesëmarrëse:

ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA)

COLDEFY (Francë)

EMBT Architects (Spanjë)

SNOHETTA (Norvegji)

ZAHA HADID Architects (UK)

ARCHI-TECTONICS (USA)

ARCHITECTURE STUDIO (Francë)

BAUKUH (Itali)

COOK RESEARCH (Angli)

MAD Office (SHBA)

Të Fundit