Nje burre rastesisht sheh duke pritur ne stacion trenin, një çek te hedhur ne tokë i cili ishte i adresuar për gjigandin e ëmbëlsirave Haribo, 4 milionë sterlina.
Burri i’a kthen kompanisë, por merr gjashtë pako me Haribo si shpërblim. Anouar G, 38 vjeç, nga Frankfurt, Gjermani, e gjeti çekun teksa priste të kapte trenin për të vizituar nënën e tij. 38-vjeçari mbeti i habitur kur pa se vlera e çekut ishte 4,631,538,80 euro (4,05 milionë sterlina). “Ishte një shumë aq e madhe të shkruar në të, saqë nuk mund ta shqiptoja.
Sipas lajmeve çeku thuhet se ishte lëshuar nga grupi i supermarketeve Rewe për prodhuesit e ëmbëlsirave Haribo, por humbi në stacion. Anouar kontaktoi menjëherë Haribo për të njoftuar kompaninë se ai kishte gjetur një çek të bërë ndaj tyre, kështu që një nga avokatët ra në kontakt me të.
Në vend që ta kërkonin mrapsh çekun, ata i kërkuan atij të shkatërronte çekun dhe të dërgonte një fotografi si provë, sipas mediave lokale. Ai u bind me kujdes dhe disa ditë më vonë mori një kuti nga Haribo që përmbante vetëm gjashtë pako Haribo.
Sipas mediave Anouar thuhet se mbeti i zhgënjyer pasi ai beson se i shpëtoi kompanisë miliona.
Për Anouar shpërblimi ka qenë qesharak. “Ishte nje shpërblim qesharak,” tha ai. Por Haribo u tha mediave lokale: “Për shkak se ishte një çekpersonal, askush përveç kompanisë sonë nuk mund ta tërhiqte atë. Ishte paketa jonë standarde që e dërguam si falënderim”.
Man finds Haribo’s lost £4m cheque and he’s given six packs of sweets as a reward https://t.co/NBomAyPeQa
— TrendRadars (@RadarsTrend) November 14, 2022