Komiteti i Ekspertëve: Situata mbetet e qëndrueshme, studentët dhe arsimtarët të vaksinohen

TIRANË
Komiteti Teknik i Ekspertëve është mblidhur mesditën e sotme, për të informuar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në mbledhjen e sotme, Komiteti i Ekspertëve tha se ka vlerësuar dinamikën e përhapjes së virusit. “Javën e fundit, siç e keni parë dhe në raportimet tona të përditshme, situata ka mbetur e qëndrueshme”, theksoi Rakacolli.

Nga ana e saj, kryetarja e ISHP, Albana Fico, vuri theksin te vaksinimi i qytetarëve, duke iu bëri thirrje kryesisht studentëve dhe të gjithë arsimtarëve, që të vaksinohen sa më parë, meqë pritet edhe hapja e shkollave.

“Gjirokastra, Delvina, Përmeti, kanë ecur përpara me vaksinimin. E rëndësishme është të theksohet se po vijojnë vaksinimet në qendrat e vaksinimit, në qendrat shëndetësore, dhe ne akoma vijojmë të jemi në muajin e hapur të vaksinimit masiv. Duhet kuptuar fakti që ky muaj bëhet i rëndësishëm, sepse është një periudhë që përkon me hapjen e shkollave. Ftojmë të gjithë studentët, arsimtarët, e të gjithë ata që duhen vaksinuar, që të shkojnë pranë qendrave e të vaksinohen”, tha Fico.

Të Fundit