Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka drejtuar universiteteve disa kërkesa lidhur me sezonin e provimeve në kushte pandemie.
Deklarata e Kushit:
“Besoj fort se ky është një hap pozitiv për atë që ka shkaktuar pandemia. Që nga ky moment për të garantuar një proces të rregullt, do të kërkoja nga universitetet, kur provimi nuk mund të zhvillohet online, sipas vlerësimit provimi mund të zhvillohet në auditore duke zbatuar rregullat anti covid.
Universitetet duhet të marrin parasysh kërkesën e studentëve për të mos marrë pjesë në sezon.
Kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë. Numri i studentëve në sallë të jetë jo më suhmë se 15 veta, maska të jetë 1 orë”, u shpreh Kushi në një deklaratë për mediat.