Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi: Gay-ve në Shqipëri t’u njihet minimalisht bashkëjetesa, për martesën ka një lloj rezistence

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, tha se sot në Shqipëri personave homoseksualë duhet t’u njihet minimalisht bashkëjetesa, pasi martesa është një institucion tradicional dhe ka rezistencë në shoqëri.

Hidhen parulla dhe prekoncepte për gay-t, por nuk informojmë shoqërinë në mënyrën e duhur, për të drejtat e njeriut dhe disa pakicave. Me parimet që ne kemi sot personave gay duhej që minimalisht t’ju njihej bashkëjetesa. Ne kemi një ligj por që parashikon që bashkëjetesa duhet të jetë mes një burri dhe gruaje. Jam dakord që martesa ka një lloj tradicionalizmi, dhe patjetër që ka një lloj rezistence që është e kuptueshme. Por bashkëjetesa është një institucion i ri. Kjo kthehet në shkelje të të drejtave të këtyre personave”.

Sa i takon debatit për të ashtuquajturit “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Gajda tha se terma të tillë nuk janë vendosur për të etiketuar familjet tradicionale.

Është një lloj rregulli për të përshatatur të drejtën për një grup personash, por nuk do të thotë që ky përcaktim do të vlejë edhe për familjet e tjera për nominimin ‘nënë’ apo ‘baba’. Nuk do të thotë që edhe familjet tradicionale do të quhen ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’. Nuk besoj që ne i themi nënës nënë dhe babait baba sepse janë të parashikuara në ligj, por sepse kemi mijëra vjet që e përdorim këtë gjuhë!”.

Ai shtoi se:

Nëse ndërtohet një Aleancë pro Familjes dhe Jetës, por që ka në fokus vetëm personat LGBTQ, mendoj që hiqet fokusi nga problemet reale të familjes, dhuna, ndarjet, divorcet, gjendja ekonomike”.

Lidhur me filmin “Strange World” që erdhi në kinematë shqiptare si “Botë e mrekullueshme”, Gajda tha:

S’e kam parë filmin, e di që ka shkaktuar debat. E kuptoj që një familje do vihej në situatë të vështirë për të shpjeguar diçka, por nuk do të duhej të përbënte një shqetësim të madh. Ne jemi familje të mbyllura, nuk diskutojmë për gjëra delikate. Themi më mirë mos i diskutojmë fare”.

Të Fundit