Presidenti Ilir Meta shfaqet sot në vendlindjen e tij, ndërsa na sjell një tjetër peizazh nga bukuria e kationeve të Osumit.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta ka publikuar disa foto nga ajo çka e cilëson “Kolorado” e Zabërzanit në Skrapar.
MESAZHI I METËS
Përshëndetje nga “Kolorado” e Zabërzanit, Skrapar, një destinacion i jashtëzakonshëm turistik, që nuk duhet lënë pa u vizituar.
Ajër i pastër, freski, frymëzim i duhur nga ky monument natyror dhe shërbim me gjithçka bio, për të sfiduar të nxehtin e verës.