Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos. Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën të mbuluar me batanije në trotuar.
Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin. Paraprakisht është konfirmuar një 17-vjeçar i vdekur, ndërsa i ati i tij është në gjendje të rëndë në spital.
Po ashtu, raportohet edhe për disa të plagosur.
Ai është identifikuar si Danjel Hasula. Sakaq autor i ngjarjes dyshohet se është Besnik Mjeshtri.