Kishte mbaruar boja, në Portugali bëjnë vijat e fushës me qumësht (Video)

Një episod komik dhe i pazakontë u regjistrua në ndeshjen e kategorisë së dytë në Portugali, Oliveirense-Felgueiras.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijat e fushës u bënë të padukshme. Gjyqtari i ndeshjes, kërkoi që të bëheshin vijëzimet e reja, para se të startonte sfida.

Punonjësit e stadiumit lëvizën me shpejtësi, por kuptuan se nuk kishin bojë. Në këtë situatë, ata përdorën një metodë të re, për të zgjidhur problemin.

Punonjësit morën qumësht dhe e hodhën te makineria, për të bërë vijëzimet. Metodë epike, e cila u pranua nga gjyqtari dhe ndeshja u luajt normalisht.

Të Fundit