Kishin mbetur të bllokuar në malin e Bogës, shpëtohen gjatë mesnatës 3 turistët nga Tirana

Tre turistët nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar ditën e djeshme në malin e fshatit të Bogës, janë shpëtuar gjatë mesnatës.

Kanë qenë forcat e policisë dhe zjarrfikësit që kanë ndërhyrë për t’u shkuar në ndihmë.

Një prej udhëtarëve ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën.

Ndërsa gjendja e 2 të tjerëve paraqitet e mirë, pa dëmtime.

Ndërhyrja për shpëtimin e tyre ishte tepër e vështirë për shkak të pranisë së madhe të akullit.

Të Fundit