“Kirurgu” shkakton vdekjen e pacientit në përpjekje për t’i zmadhuar organin gjenital

Një person që shtirej si kirurg plastik është dënuar me 5 vjet burg pasi kreu një ndërhyrje për zmadhimin e organit gjenital të pacientit të tij, i cili ndërroi jetë, pas disa muajsh agonie.

Daily mail shkruan se “mjeku” 46-vjeçar Torben K., një punonjës kateringu nga Solingen, Gjermani kishte injektuar vaj silikoni në organin e pacientit.

Gjyqëtarët në gjykatën e distriktit Wuppertal e shpallën fajtor për vdekjen e një personi duke i shkaktuar dhimbje deri në agoni.

Viktima 32-vjeçar vdiq nga sepsisi rreth 7 muaj pas ndërhyrjes në Korrik 2019.

Torben nuk ka asnjë kualifikim mjekësor dhe i ofronte shërbimet online. Ndërhyrja u krye në shtëpinë e tij në Solingen.

Sipas dëshmisë të motrës së pacientit, vëllai i saj kishte dyshime për procedurën përpara se Torben ta bindte.

Por në vend që rezultati të ishte ai që kishte pritur, ai u kthye në shtëpi me probleme frymëmarrjeje.

Pacienti shkoi në disa spitale, por vdiq për shkak të helmimit të gjakut dhe mosfunksionimit të mëlçisë e veshkave. Prokurorët u shprehën se ai kaloi muaj të tërë në agoni përpara se të ndërronte jetë në Shkurt 2020.

Ndërkohë nga hetimet doli se Torben kishte kryer të njëjtën procedurë te një person tjetër në Mars të këtij viti. Ai refuzon të tregojë llojin e vajit të silikonit që është përdorur. Në gjykatë, Torben tha se kishte bërë vetëm atë që i kishte kërkuar pacienti.

Vendimi nuk është ende aktiv.

Të Fundit