Kim uron në shqip Ditën e Pavarësisë, tregon edhe heroin e preferuar shqiptar

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri,Yuri Kim, ka shkuar në Vlorë në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë 100 vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”, shprehet ambasadorja përmes një postimi në Instagram.

Ambasadorja Kim ka zgjedhur që të postojë nëpërmjet këtij rrjeti social momentet më kryesore nga shtëpia ku u ngrit flamuri në 1912.

Ajo ka nxjerrë një video duke uruar gëzuar në gjuhën shqipe. Po ashtu, ambasadorja nuk lë pa treguar edhe heroin e saj shqiptar të preferuar, që është Isa Boletini./tvklan.al

Të Fundit