Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka konfrimuar mbështetjen e SHBA-ve për Procesin e Berlinit.
Megjithatë ajo deklaroi se kur ky proces nuk po lëvizte, mbështetja ishte për Ballkanin e Hapur.
“Ne jemi mbështetës të fortë të procesit të Berlinit dhe gjatë kohës kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit.
Vende të tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria, i cili është i qartë për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme”, tha Kim.