Egjiptiani kërkon prej 1 viti shtetësinë shqiptare, presidenca i shkruan emrin gabim

Behije Sulejmani tregon, se është e martuar me një shtetas egjiptian, i cili ka kërkuar shtetësinë shqiptare. Por në dekret është bërë një gabim tek mbiemri, është shkruar Abdallah, kur ai e ka Abdalla. Behija thotë, se ky gabim ka ardhur nga një pasaportë e fundit, që ai ka patur nga vendi i origjinës, pasi është bërë aty gabimi. Prej gati dy vitesh nuk po merr dot një përgjigje, edhe pse ka dorëzuar dokumentat, që vërtetojnë, se bëhet fjalë për të njejtin person.Gazetarja e “Stop” u interesua dhe mësoi, se presidenca, për të bërë ndryshimin e dekretit, duhet që të ketë dokumentat origjinale nga Ministria e Brendshme dhe nga vendi i origjinës. Por deri tani i kanë shkuar vetëm fotokopje. Ministria nga ana tjetër, thotë, se ka dërguar dokumentet origjinale. Kur kjo të ndodhë, do të marrë zgjidhje edhe problemi i bashkëshortit të zonjës Behije Sulejmani.

Të Fundit