Presidenti Ilir Meta në përgjigjet e pyetjeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese, të publikuara sot në faqen zyrtare të Presidencës, ka bërë me dije se shqetësimet për sjellje jo korrekte të ambasadorëve ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet që ata përfaqësojnë.
Në deklaratat e mëparshme, Ambasadorja amerikane Yuri Kim është akuzuar nga kreu i shtetit, si e njëanshme. “I them Ambasadores amerikane live qe te mos marrë më në mbrojtje Edi Ramen. Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme”, ka thënë Meta.
Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?
Përgjigja– (…)Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij.
Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë.
Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese”.