Kërkon të marrë mbiemrin e vajzërisë nuk i caktohet datë nga gjykata

Zonja e drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se prej 4 vitesh ka hapur proces gjyqsor, por ende nuk është thirrur në gjykatë. Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo kërkon të ndryshojë mbiemrin e të kalojë te mbiemri i vajzërisë. Ndonëse ka marrë dhe avokat, asnjë gjë nuk është bërë që nga viti 2022.Cështja është në Gjykatën Administrative të shkallës së parë me gjyqtar Ledio Sali, por nuk ka një datë për seancë gjyqsore.Zonja shkon herë pas here në sekretarinë e gjykatës, ku vetëm i konfirmojnë, se nuk është caktuar datë për cështjen e saj.

Të Fundit