Një 58-vjeçar nga qyteti i Kuçovës ka hipur në një platformë metalike të një pusi nafte dhe kërcënon të hidhet.
Policia bën të ditur se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë ka kryer këtë akt pasi thotë se nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.