“Kërkoj drejtësi”, Zamira Durda: Gjykata të japë përgjigje se pse Erisoni nuk jeton

Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit është shtyrë për në datën 23 mars, në orën 14:00.

Zamira Durda, e cila humbi të birin 7-vjeçar në tragjedinë e vitit 2008 dhe ka kallëzuar Mediun,u shpreh se akuza ndaj tij për shpërdorim detyre nuk është e mjaftueshme.

“Thjesht kërkoj drejtësi, të vendoset drejtësia dhe të më japë një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton? Kaq kam kërkuar. Për mua nuk është akuzë e mjaftueshme, e kam thënë edhe herë të tjera, shpërdorim detyre, me pasojë vrasjen e një apo më shumë personave, këtu duhet të vazhdojë. Gjithses, do ta pranoj. Kam 15 vjet, thjesht dua një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton më?”, theksoi ajo.

Ndërsa, avokati Dorian Matlija nënvizoi se fakti që çështja po shqyrtohet, është diçka pozitive.

“Jemi në një epokë tjetër ku çështjet mund të gjykohen. Kjo është pjesa më e rëndësishme për momentin. Pastaj, sesi do zhvillohet procesi, nëse do na ngrihet apo ulet besimi te drejtësia, do shohim vijimin e procesit. I gjithë hetimi është pjesë sekrete dhe prokurorët nuk e kanë ndarë informacionin”, deklaroi avokati.

Të Fundit