Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO merr vendimin për Monika Kryemadhin

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cakuar ndaj saj.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 07.04.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Të Fundit