Gjykata e Lartë ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim mase.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në të njëjtën ditë me vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e çuar në arrest shtëpie.
Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK urdhëroi prangosjen e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e inceneratorit në Elbasan.
Mbi Kokën janë 2 masa me ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij.