Kërkimet vijojnë prej 7 ditësh, ende asnjë gjurmë për 10-vjeçarin e humbur në lumin Fan

Kërkimet vijojnë prej 7 ditësh tashmë, ku polumbarët, forca policie, banorë të zonës janë përqendruar në brigjet e lumit Fan, në përpjekje për të gjetur trupin e vogëlushit, por deri tani nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Rrjedha e fortë e lumit Fan por edhe reshjet e shiut duket se kanë qenë faktorë që kanë ndikuar negativisht dhe kanë vështirësuar kërkimet e forcave në terren, por që në asnjë moment nuk janë ndalur.

Për Klan News  raportohet  se kërkimet janë përqendruar pranë HEC-it të Repsit, ndërsa janë 4 polumbarë në kërkim të fëmijës.

Familjarët kërkojnë shtim të forcave në terren, persona dhe mjete më të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 10-vjeçarit.

Dyshimet janë se i mituri është mbytur në lumë. I mituri rrëshqiti dhe ra në lumë ndërsa po tentonte të merrte topin që i ra ndërsa luante. Banesa e tij ndodhej pranë lumit dhe në momentin qe rrëshqiti ai nuk është parë më./tvklan.al 

Të Fundit