Kërkimet për naftë në Shpirag, Rama: Testi përfundimtar, në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama thotë se në fund të vitit do të mësohen edhe rezultatet e testit përfundimtar të kompanisë “SHELL” që kërkon për naftë në Shpirag, tashmë prej pothuajse 10 vitesh.

Rama ka parë nga afër shpimet që po bëhen, teksa thotë se pritet testi përfundimtar për qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit e naftës mbi sipërfaqen e tokës.

E rezultatet e këtij testi do të mësohen pas disa muajsh.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë. Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Të Fundit