Kërcënoi drejtoreshën e shkollës pasi i mori telefonin gjatë orës së mësimit, policia e Tiranës arreston 19-vjeçarin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës.

Sipas policisë shtetasi K. R., 19 vjeç, ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit.

Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

Të Fundit