Një këngëtare e muzikës popullore çeke ka vdekur pasi u infektua qëllimisht me Covid-19.
Hana Horka 57-vjeç, vokalistja e grupit Asonance, vdiq të dielën pasi u infektua me variantin Delta. Lajmi u bë i ditur nga djali i saj Jan Rek.
Ajo e ekspozoi veten vullnetarisht ndaj virusit kur burri dhe djali i saj, të dy të vaksinuar, u infektuan me Covid.
Sipas saj, kjo do t’ i mundësonte rikthimin në jetën normale, ku mund të shkonte sërish në kinema, teatër, ose të udhëtonte jashtë vendit, diçka e pamundur për ata që si Horka refuzojnë kategorikisht të vaksinohen.
Dëshmia e vaksinimit ose kalimi së fundmi i infeksionit Covid kërkohet për të hyrë në objektet kulturore dhe sportive, si dhe për udhëtime dhe për të vizituar bare dhe restorante në Çeki, vend që po përballet me një numër në rritje të infeksioneve.
Djali i këngëtares tha: “Ajo vendosi të vazhdojë të jetojë normalisht me ne dhe preferoi të infektohej me Covid sesa të vaksinohej”.
Dy ditë para vdekjes, Horka shkoi në rrjetet sociale: ‘Kam mbijetuar… Ishte intensive”. “Kështu që tani do të ketë teatër, sauna, një koncert… dhe një udhëtim urgjent në det”, shtoi ajo.