“I djathtë, i majtë”, Rama mesazh për Këshillimin Kombëtar: Është koha të flasim

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë iu është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh për nismën e re të qeverisë për këshillim kombëtar.

Në video Rama u bën thirrje shqiptarëve të japin opinionin e tyre për çështje me rëndësi për vendin dhe të mos lejojnë që llogoret partiake të na marrin peng të ardhmen.

“Ju po njiheni dita-ditës me një nisëm të re të qeverisë, Këshillim Komb për Shqipërinë. Përmes një pyetësori që po mbërrin në shtëpitë tuaja duhet t’i japim jetë një kuvendimi popullor, ku të merret mendimi i gjithësecilit mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, familjen, shëndetësinë. Çdo shtëpi do të marrë një pyetësor përmes postës, më të moshuarit mund të na e dërgojnë me postë pa asnjë shpenzim, të tjerët mund ta japin opinionin online te faqja e bashkëqeverisjes.

Mund të përdorni dhe pikat e këshillit kombëtar në çdo bashki. Të mos lejojmë që llogoret partiake apo kacafytjet për interesa personale brenda tyre të na e marrin peng të ardhmen në emër të të shkuarës klisheve të vjetra i djathtë i majtë, të besnikërisë ndaj atij dhe një tjetri. Është koha të flasim si shqiptar si qytetar si njerëz, jo si luftar llogoresh mllefesh inatesh kundër njëri tjetrit. Është koha të dëgjojmë mendimet e njëri tjetrit për shtëpitë tonë të përbashkët Shqipërinë. Të këshillohemi për mendime me rëndësi” ,- thotë Rama.

Të Fundit