“Kemi bërë punë kolosale”, Çuçi: Jemi shumë të avancuar me BE-në

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nga Foltorja e Kuvendit pasditen e sotme u shpreh se diskutimi lidhur me procesin e integrimit evropian është është në një moment krejt ndryshe nga raportet e tjera të progresit.

Sipas tij, raportet e tjera të progresit kanë qenë për një vend i cili tentonte vazhdimisht të çelte negociatat dhe të fillonte procesin e Screening dhe priste të ishte në paradhomën e BE-së.

Çuçi: Ky raport është për një vend i cili e ka kapërcyer këtë fazë. Jemi në një fazë shumë të avancuar me BE-në dhe padiskutim që nga sot ne nuk duhet të merremi me retorikën politike, shpeshherë boshe që prodhojnë këto lloj raportesh, por duhet të merremi me kontratën konkrete. Duke qenë se kapitulli i parë që ne fillojmë të negociojmë me BE është kapitulli 24 që ka të bëjë me sigurinë, e vlerësova maksimalisht këtë moment. Zyrtarisht filluam të marrim në mënyrë të hollësishme në detaje të gjithë legjislacionin dhe kuadrin rregullator që ka Shqipëria për tu përputhur me atë të BE.

Çuçi bëri me dije se nga kolegët e BE-së kanë marrë vlerësime pozitive për këtë progres.

Çuçi: Në ditën e parë që fillojmë negociatat për kapitullin 24, kemi përmbushur 52 prej tyre dhe kjo ka ardhur si pasojë e një pune kolosale. Jemi të angazhuar në drejtim të ndryshimeve legjislative shumë ambicioze.  Shqipëria është një ndër vendet në pararojë të të gjithë vendeve në fazën ku ndodhemi tani.

Të Fundit