Një 22-vjeçar maroken është gjetur në gjendje të rëndë sot në Librazhd.
Mësohet se bëhet fjalë për Selim Muhamed Idriz, është 22-vjeçari nga Maroku që u gjet me gjymtyrë të ngrira në Librazhd.
Ai është transportuar për në spitalin bashkiak të Librazhdit ku i është dhënë ndihma paraprake mjekësore. Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia drejt Shqipërisë.
Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.
Ai është sjellë në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Në momentin që gjendja e tij shëndetësore do të stabilizohet, marokeni do të merret në pyetje.