Katastrofa mjedisore/ Hec-et ne Kukes shfrytezojne 100% te kapacitetit.

Një video ka mbërritur në redaksinë e emisionit Stop nga një qytetar i Kukësit, ku shihet qartë shfrytëzimi, që po i bëhet lumit Luma, në grykën e Vanave nga 3 Hece, që janë aty. Në video qyetari shpjegon, sesi Hecet kanë devijuar të gjithë lumin, duke bërë, që peshqit të ngrodhin.Për këtë situatë i jemi drejtuar ekspertit Sazan Guri, i cili shpjegon, se kjo është një katastrofë, që ndikon jo vetëm tek bota bimore dhe shtazore por edhe tek njeriu. Ligji për ujin, që duhet të shfrytëzojnë Hecet thotë, se ato duhet të shfytëzojnë 98% të kapacitetit, ndërkohë aty nuk e kanë lënë edhe atë 2% . Kjo, sipas Sazan Gurit, do të bëjë që pas 10 vitesh të mos ketë më ujë në atë zonë.

Të Fundit