Kapet në Kili peshku i frikshëm 5 metra, tradita vendase: Ogur i fatkeqësive (VIDEO)

Një krijesë e tmerrshme u kap nga peshkatarët vendas në brigjet e Kilit. Peshku gjigant i quajtur ‘rrem’ ishte 5 metra i gjatë dhe për ta nxjerrë nga deti u desh që të përdorej një vinç.

Grupi i peshkatarëve në qytetin e Aricës, së bashku me njerëzit që ishin mbledhur për të parë spektaklin, shpërndanë video në rrjetet sociale, duke mbledhur më shumë se 10 milionë shikime .

“Ky është një peshk i frikshëm” komentoi njëri, ndërsa një tjetër shkroi: “Imagjinoni të notoni dhe ta shihni… do vdes”.

Një përdorues tjetër shprehu shqetësimin e tij: “Peshqit rrema jetojnë në thellësi të shtratit të detit. Thuhet se kur dalin në sipërfaqe është për shkak se pllakat tektonike janë duke lëvizur”.

Tradita vendase e konsiderojnë shfaqjen e këtyre peshqve si një ogur të keq për tërmete të mëdha dhe tsunami që do të vijnë. Besohet se kushdo që i gjen do të jetë i mallkuar.

Duke arritur gjatësinë deri në 11 metra, këta peshq jetojnë në ujë të thellë dhe kthehen në sipërfaqe vetëm kur janë të sëmurë, vdesin ose pjellin vezët duke nxitur spekulimet se ata mund të kthehen në sipërfaqe me ndryshimet e motit.

Të Fundit