Kapet në flagrancë duke vënë skedina me telefon, e pëson 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke vendosur baste sportive në telefon.

I riu u ndalua në një lokal në rrugë “Tre vëllezërit Kondi”, ku dhe iu sekuestrua aparati celular me të cilin ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Materialet në ngarkim ë tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: J. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit