Kapet me lënd narkotike afër shkollës, proçedohet 19-vjeçari në Dibër

Policia e Dibër ka proceduar penalisht një 19-vjeçar i cili është kapur në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle, me një sasi të vogël lënde narkotike në doza.

Në zbatim të masave të sigurisë në shkolla, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe nxënësve të shkollave, si dhe në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan shtetasin F.Rr., 19 vjeç, banues në Dibër, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike e ndarë në doza.

19-vjeçari, në përfundim të veprimeve të para hetimore është proceduar penalisht, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Të Fundit