Mjeku Ilir Alimehmeti komentoi në një intervistë për media qarkullimin e emrit të tij si një kandidaturë e mundshme për drejtimin e bashkisë Tiranë.
Ai vetë nuk ka bërë kurrë asnjë deklaratë zyrtare, ndërsa sa i takon njerëzve që flasin për një çështje të tillë, mjeku tha se i respekton mendimet, por çdo gjë kërkon kohën e vet.
“E vlerësoj atë dashamirësi padiskutim, por do kohën e saj çdo gjë. Çdo gjë vendoset në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe situata aktuale, meqenëse ma bëtë pyetjen, do të thotë duhet të presim një proces që është quajtur primare,’ – u shpreh Alimehmeti.
Mjeku nuk konfirmoi asgjë, por nuk mohoi se ka mundësi të kandidojë për t’u bërë kryetari i ri i bashkisë Tiranë.