Kamp refugjatësh nga Britania? Zv.ministri i Brendshëm: Do të marrim përsipër vetëm tranzitin

Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Sigurisë, zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila, ritheksoi edhe njëherë se nuk ka asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe për instalimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

“Për këtë është dhënë sqarim shterues nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë diskutim. Marrëveshjet që do të nënshkruhen me Britaninë e Madhe nuk kanë fare lidhje”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se ka pasur një bashkëpunim pozitiv me institucionet britanike, ndërsa shtoi se marrëveshja ekzistuese është pasuruar me një protokoll zbatimi.

Bashkëpunimi me institucionet britanike është shumë i mirë. Në mënyrë periodike analizohen fenomene problematika të reja që dalin për çështje të migracionit të paligjshëm apo kalim të kufirit. Nga analizimi i të gjithë kësaj situatë është rënë dakord që të pasurohet marrëveshja ekzistuese e 2003 edhe me një protokoll zbatimi. Pra ka marrëveshje dhe protokoll zbatimi dhe të rejat që sjell janë më tepër detajimi, sot me të gjithë ndryshimet që kanë ndodhur e ka sjellë të nevojshme për ta përmirësuar dhe plotësuar këtë marrëveshje. Është iniciuar nga pala britanike”, tha më tej ai.

I pyetur nga Ferdinant Xhaferraj se çfarë do të ndodhë në terren në zbatimin e kësaj marrëveshje, zëvendës ministri tha së pari objektiv janë shtetasit shqiptarë, më pas shtetasit e vendeve të treta dhe më tej ato tranzit.

Ka si objekt së pari shtetasit shqiptar, pastaj shtetasit e vendeve të treta dhe ata tranzit. Pala britanike bën kërkesën dhe bëhet verifikimi. Nëse ky shtetas i vendeve të treta, ose është nisur nga Shqipëria, ose ka pasur një leje qëndrimi nga Shqipëria. Këto janë rastet që merren në shqyrtim nga autoritetet, përcaktohet qartë në protokollin e kësaj marrëveshje. Shqipëria merr përsipër vetëm të tranzitit, garancinë që do shkojnë në vendin e origjinës e merr pala që e ka iniciuar operacionin”, tha më tej Mahila.

Të Fundit