Kamerat nxjerrin zbuluar hajdutin, prokurorja: Nuk ka hajdut konkret – Stop
KLIPET

Kamerat nxjerrin zbuluar hajdutin, prokurorja: Nuk ka hajdut konkret

Gëzim Korani tregon, se zgjodhi plazhin e Borshit për të pushuar me familjen në shtator 2021. Por pushimet iu prishën, pasi në mes të ditës iu futën hajdëtët në dhomën e hotelit “Ciao Borsh”, duke i vjedhur objekte dhe një milionë lekë të vjetra. Hajdutët kishin grabitur edhe dhomën e vajzës së pronarit të hotelit Hito Lala. Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të autorit të grabitjes dhe targën e automjetit. Hito Lala tregon, se hajduti u shoqërua në policinë e Himarës, por ai ka thënë, se makinën ia kishte dhënë dikujt tjetër.Në Komisariatin e Himarës nuk kanë denoncim me emrin e Gëzim Koranit, megjithëse ai ka bërë vetë kallzim.Po materialet janë cuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila prej një viti po heton, pas asnjë rezultat mbi hajdutin, për të cilin ka pamje dhe targë automjeti.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *