Kamera e fshehte/ Qendrat shendetsore shesin me leke raportet e vaksinat-Stop-6 Shtator 2021

Me kamerën e fshehtë të emisionit “Stop” jemi ndalur në disa qendra shëndetsore. Në qendrën numër 7, qytetarja arrin të marrë një raport shëndetsor, duke i thënë mjekut, se i duhej, pasi do të martonte vëllanë në Sarandë. Qytetarja e merr dokumentin e kërkuar me diagnozën e sëmundjes në veshka.Në Qendrën Shëndetsore në Kamëz, sigurohet një raport 10 ditor, duke paguar 10 mijë lekë të vjetra e me diagnozën Bronkopneumonia sinistra.Ndërsa në qendrën shëndetsore numër 11, në Bregun e Lumit, qytetarja bën vaksinë Pfizer, pasi thotë, se i duhet të shkojë në Zvicër. Për këtë shërbim, që shteti e jep falas, shefi i qendrës Besjan Shehu merr 20 mijë lekë të vjetra.

Të Fundit