Kamera e fshehte/ Mashtrimi 500 euro per nje vend pune ne prokurori-Stop-23 Shkurt 2021

Një zonjë denoncon në ‘Stop” mashtrimin nga ana e një vajze të quajtur Ilda Kërkapi. Në muajin dhjetor Ilda, nisur nga një njohje shoqërore, i ofron zonjës një vend pune si recepsioniste pranë prokurorisë së Tiranës. Ilda u prezantua si Ilda Kraja dhe i tha se, me anë të njohjeve të saj, do t’i siguronte vendin e punës, duke kërkuar 500 euro për këtë nder.Denoncuesja u takua me Ildën dhe i dha paratë, Të dyja gratë konsumuan dhe një kafe dhe Ilda i tregoi marifetet, për punën e re, që do të niste në janar 2021.Por zonja nuk u punësua kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht.Denoncuesja, pasi kishte dhënë lekët, u fut në internet për të parë, se si mund të punësohej një person në prokurori. Aty njihet me disa informacione, se Ilda Kërkapi kishe mashtruar edhe persona të tjerë, duke u prezantuar si mbesa e ish –kryeprokurorit Llalla.

Të Fundit