Kamera e fshehtë: “komisar” pa qenë polic! “STOP” blen uniforma, stema e grada

Në qytetin e Fierit, qëndistaria “Roza” reklamon në rrjetet sociale prodhimin dhe shitjen e elementeve të uniformave të Policisë së Shtetit, përfshirë bluza, pantallona, kapele, stema, grada, numra identifikimi, apo spaleta. Porositë përfshijnë uniforma për policinë e rendit, policinë rrugore, policinë kufitare dhe ushtrinë.Emisioni “Stop” iu drejtua subjektit me kamera të fshehtë dhe porositi dy kostume të plota policie. Porosia përfshinte kapele, bluza, pantallona, badge, stema të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Rendit, numra identifikimi dhe grada “komisar”.Gjatë bisedës, shitësja tregon, se ka një numër të madh porosish dhe se punon edhe online, duke realizuar rreth 100 porosi në ditë. Në rastin e dokumentuar nga “Stop”, dy kostume policie të kompletuara u porositën dhe u morën, pa paraqitur identifikim si punonjës policie dhe pa autorizim. Kostoja totale e porosisë shkoi rreth 140 mijë lekë, duke përfshirë uniformat dhe elementet identifikuese.

Të Fundit