Kamera e fshehte/ 2 mije euro per nje leje ndertimi!

Denoncimi i radhës në Stop, vjen për shtetasin Shkëlqim Beqo. Posti i dikurshëm si shef urbanistike, e ka bërë atë, që, edhe pse inxhinier me studio private,të ndërhyrjë me ryshfete për leje ndërtimi.Një denoncues anonim tregon, se ka një tokë në Kombinat dhe donte të nxirrte një leje ndërtimi. Në 2016-ën ai thotë, se i ka dhënë 2 mijë euro Shkëlqim Beqos, por kur erdhi topografi i Bashkisë, ka zbuluar, se prona ishte me probleme, me mbivendosje me kufizuesit. Në atë moment qytetari tregon, se vendosi të tërhiqej, ndaj i kërkoi Shkëlqimit 2 mijë eurot mbrapsht. Shkëlqimi pretendoi, se do ta zgjidhte problemin, por kanë kaluar 4 vjet nga ajo kohë dhe situata nuk ka ndryshuar. Me kamera të fshehtë vetë qytetari takon Shkëlqim Beqon dhe ky i fundit nuk mohon asgjë, por vijon të thotë, se do ta zgjidhë problemin me Bashkinë e ardhshme të paszgjedhjeve.Madje ai e këshillon qytetarin, që të hedhë themelet, sapo të nisë fushata zgjedhore.

Të Fundit