Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme gjatë paradites së sotme.
Ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira kryesisht në zonat malore. Temperaturat e ajrit sipas Meteoalb do të luhaten nga 8 gradë Celsius në 31 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.
Ndërkohë edhe e diela parashikohet me të njëjtat kushte. Sipas MeteoAlb vendi yne mbetet në ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të jene zonat e ulta dhe ato malore. Parashikohet që mbremja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira ku më të dukshme vranesirat do të jenë në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C në zonat malore deri në 32°C në zonat e ulta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.